Lajme

Kryetari Arifi takon drejtorin e bibliotekës së qytetit të Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar drejtorin e bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë, Reshat Nezirin.

“Në hapësirat e bibliotekës pamë të rinj aktiv nëpër sallat e leximit, që i shfrytëzojnë ambientet e bibliotekës për të studiuar, si një shenjë e qytetërimit dhe kulturës për leximin.”

I pari i Preshevës ka thënë se drejtorit i ka siguruar se do të ketë mbështetjen e tij, njofton Presheva.AL.

“Me drejtorin, u dakorduam se bashkëpunimi i ndërsjellë është vazhdimësi institucionale mes komunës dhe bibliotekës. Çdo projekt dhe nismë në kuadër të pasurimit dhe shtimit të literaturës, është njëkohësisht pasuri për çdo moshë që lexon.”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Arifi ka takuar edhe puntorët tjerë në bibliotekë dhe disa lexues të rastit.

Related Articles

Back to top button