Lajme

Arifi dhe Salihu vazhdojnë me takime në Beograd, pas ambasadës Gjermane takim në atë Turke

Kryetari Shqiprim Arifi i shoqeruar nga kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu po vazhdojne takimet ne ambasadat e vendeve si Gjermania dhe Turqia ne Beograd.

“Me Ambasadorin e Turqisë, Hami Aksoy, për të konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe gatishmërinë e dyanshme për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.

Në kuadër të takimit, diskutuam për mundësitë e fuqizimit të sferës ekonomike, përmes investimeve konkrete nga Turqia. Vlerësuam sidomos si shumë të rëndësishme dhe të dobishme krijimin e rrethit të investitorëve potencial që janë të gatshëm të investojnë në Preshevë, me premtimin për vijueshmërinë e këtij procesi me hapa konkret.

Shpreha mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë, e cila është gjithmonë e gatshme në përkujdesje ndaj Luginës së Preshevës.” thuhet ne njoftimi per media nga kryetari Arifi.

Related Articles

Back to top button