Lajme
Nga nesër shtrenjtohet kafja në Preshevë
Shumica e pronarëve të kafiterive kanë vendosur që nga nesër, ditë e hënë, datë 23 maj të rrisin çmimet. Artikujt në kafiteri do të rriten mesatarisht për 10 dinarë, ku një kafe espresso nga nesër do të kushtojë 90 dinarë, në vend të 80 dinarë.
Kjo rritje e çmimeve vjen si arsyje e rritjes së çmimeve në treg të kafës dhe pijeve freskuese.
Nga nesër do të rriten edhe çmimet e produkteve tjera si langjet do të kushtojnë 150 dinarë, çaji i ftohtë 150, uji mineral dhe i gazuar 90 dinarë.