Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi do te qendroje ne shtetin e Zvicres me çrast do të bë takim edhe me mërgatën shqiptare.
Kështu ai ka njoftuar në rrjetin social facebook se nga data 26 maj 2022 deri 30 maj 2022 do të jetë në Zvicër dhe do të organizojë takim me bashkatdhetarët atje.
Njoftimi i plotë:
“Të dashur qytetar dhe bashkëatdhetar!
Lidhja e veçantë me diasporën, përveç vëllazërore është edhe e pathyeshme, kur vie puna tek kontributi i tyre i vyer për vendlindjen.
Komunikimi me ta është i vazhdueshëm dhe me këtë rast, misioni qeverisës me qëllim të pastër e fisnik me gjithë kohën e angazhimin, i dedikohet padyshim edhe kontaktit e bashkëpunimit me bashkëatdhetarët e mi.
Me këtë, ju njoftoj se nga e enjtja deri të hënën, 26 – 30.05, do të jem për vizita zyrtare dhe familjare me mërgatën shqiptare në Zvicër.
Ju ftoj të takohemi bashkë!” ka shkruar Arifi ne facebook.