Lajme

Kafja në Serbi do të ketë shije ndryshe nga 31 maji?

Nga 31 maji, vetëm produktet e prodhuara ekskluzivisht nga kokrrat e bluar të kafesë do të mund të shiten me emrin “kafe”, sipas urdhëresës së miratuar një vit e gjysmë më parë. Nëse kafeja përzihet me përbërës të tjerë si drithërat ose bishtajore, duhet të tregohet qartë në paketim.

Nga data 31 maj, etiketën “kafe” do ta mbajnë vetëm produktet që nuk përmbajnë as përqindjen më të vogël të aditivëve si elbi, qiqrat, bizelet, soja, lisat, çikorja.

“Kafeja nuk guxon të përmbajë niseshte në vetvete për arsyen e thjeshtë se kafeja natyrshëm nuk e ka atë përbërës, zakonisht niseshteja vjen nga drithërat që janë të pasura me niseshte” shpjegon për RTS-në shefi i departamentit për deklarim, cilësi dhe prodhim organik Branislav Raketic.

Përzierjet duhet të etiketohen si “produkt me bazë kafeje”; nëse më pak se 50 për qind e kafesë është në përzierje, atëherë ajo është, për shembull, “një produkt me bazë elbi me shtimin e kafesë”.

“Gjithçka që lejohej më parë mund të bëhet tani. Lajmi i vetëm është se duhet thënë qartë dhe se ju si konsumatorë e shihni shumë qartë se çfarë janë surrogatët, sa janë.

Kur e keni pjekur kafen e bluar me elb, duhet ta dini se është elb dhe se informacioni duhet të jetë në faqen e parë, dhe përqindja e atij elbi duhet të shënohet në listën e përbërësve” thotë Raketiq.

Ka 460 prodhues të kafesë në Serbi, duke përfshirë kompani të mëdha dhe pjekje të vogla lokale.

Ata të gjithë kishin 18 muaj për të përshtatur biznesin e tyre me rregullat e reja.

Related Articles

Back to top button