Lajme

Janë shpallur çmimet e reja të karburanteve

Janë shpallur çmimet e reja të karburanteve. Eurodieseli në pikat e karburanteve këtë javë do të kushtojë maksimumi 203,5 dinarë për litër deri të premten më 3 qershor në ora 15, ndërsa benzina motorike Europremium BMB 95 187 dinarë për litër.

Më parë, dizeli kushtonte maksimumi 202 dinarë, ndërsa benzina 184 dinarë.

Dekreti për kufizimin e çmimit të karburanteve në pompat e benzinës në Serbi është i vlefshëm deri nesër dhe siç ka mësuar Blic, me shumë gjasa do të zgjatet. Kjo praktikisht do të nënkuptonte se çmimi i karburantit do të formohet si më parë, pra se shteti do ta kufizojë atë nga e premtja në të premte. Një tjetër opsion është heqja e kufizimeve dhe lënia e çmimeve në treg.

Çmimet botërore të naftës janë rritur prej disa kohësh dhe po lëvizin rreth nivelit maksimal të dy muajve. Pas rritjes së çmimeve për shtatë ditë radhazi, një fuçi naftë Brent është më e shtrenjta që nga 25 marsi.

Fuçia është në nivelin rreth 119 dollarë dhe është shtyrë nga frika e blerësve nga ulja e ofertës për shkak të ndalimit të mundshëm të BE-së për importin e naftës ruse, si dhe nga rritja e kërkesës për karburant në. SHBA para sezonit veror.

Në bursën e Nju Jorkut, çmimi i naftës së papërpunuar të lehtë u rrit me 72 cent dhe tashmë është 115,79 dollarë për fuçi.

Anëtarët e BE-së po mbajnë një takim sot dhe nesër për të diskutuar paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.

“Nëse shikojmë rritjen e fundit të çmimeve të naftës, të gjitha indikacionet tregojnë se tregu pret që BE të miratojë një lloj marrëveshjeje për disa masa kufizuese kundër naftës bruto ruse. Rritja e mëtejshme është e mundur nëse arrihet një ndalim total i importit,” tha një analist tregu nga kompania “Kotak sekjuritis” Madavi Mehta.

Karburanti në Hungari me çmime më të ulëta
Automjetet me targa serbe dhe sllovene janë të përjashtuara nga rritja e çmimit të karburanteve për shoferët e huaj në Hungari, e cila ka hyrë në fuqi të premten në mesnatë.

Kjo do të thotë se shoferët e makinave nga Serbia dhe Sllovenia mund të derdhin benzinë ​​dhe naftë me çmime të subvencionuara prej 480 forintë (1.22 euro) për litër, të cilat janë të vlefshme për hungarezët.

Siç shpjegohet në tekst, ky përjashtim për Serbinë dhe Slloveninë është bërë për shkak se vendimi i autoriteteve për kufizimin e çmimit të karburanteve është në fuqi edhe në ato vende, i cili vlen edhe për vozitësit hungarez, e jo vetëm për ata vendas.

Portali shton se lista e vendeve që përjashtohen nga vendimi i qeverisë hungareze për rritjen e çmimit të karburantit për të huajt do të publikohet në dekretin e ministrit të Jashtëm.

Gjithashtu, më 10 maj, Ministria e Ekonomisë sllovene e ka kufizuar çmimin me pakicë të Eurosuper 95 në 1.56 euro dhe atë me shumicë në 1.54 euro, ndërsa çmimi me pakicë i Eurodieselit është 1.67 euro dhe çmimi me shumicë është rreth 1, 65 euro.

Në Serbi, qeveria kufizon edhe çmimet me pakicë të karburanteve në baza mujore, duke i korrigjuar ato në baza javore, thuhet në tekst, duke shtuar se një litër Eurosuper në vendin tonë kushton aktualisht rreth 1.53 euro dhe se çmimi me pakicë i Eurodiesel është 1.71. euro.

Related Articles

Back to top button