Lajme

Shqiprim Arifi viziton konsullatën në Zyrih, takim me diplomatët e Kosovës

Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi gjate qendrimit ne Zvicer vizitoi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zyrih.

Ai u pritë nga Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati.

“Prioritet e politikës sonë të jashtme janë të lidhura ngushtë me diplomacinë ekonomike dhe shumë fusha të tjera me interes për Preshevën.

Në shoqërinë e Përparimit, në vizitë zyrtare me Konsullin e Kosovës në Cyrih, vlerësuam lartë organizimin dhe angazhimin e diasporës duke e vlerësuar atë si një çështje të madhe në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit.

Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime dhe mundësi të reja mbi rritjen e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve në Preshevë.” ka shkruar Arifi.

Related Articles

Back to top button