Lajme

DIKUSH VOTOI PA LETËRNJOFTIM NË TËRNOC Shaip Kamberi dorëzon ankesën për ti anuluar zgjedhjet

Shqiptarët e Luginës kanë dorëzuar kundërshtim për zgjedhjet parlamentare të mbajtura për herë të tretë më 27 maj në Tërnovc të Madh të hënën, këtë konfirmuar për portalin Bujanovaçke kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ), Fejzi Beqiri. Mësohet se koalicioni shqiptar kërkon anulimin e zgjedhjeve për shkak se i është lejuar të votojë një personi që nuk ka pasur dokumente personale.

Thuhet se nënshkrimi i votuesit tregon se ai ka votuar dhe nuk ka pasur të drejtë sepse nuk ka pasur dokumente.

Për të njëjtën arsye, zgjedhjet e 28 prillit u anuluan pasi ankesën e dorëzoi Partia Socialiste e Serbisë (SPS).

Kryetari i KKZ-së Fejzi Beqiri tha për Bujanovaçken se përmbajtja e ankesës nuk mund të bëhet publike.

“Seanca e KKZ-së, e cila do të mbahet brenda afatit ligjor për të vendosur për ankesën, do të jetë e hapur për publikun. Deri atëherë dokumenti nuk mund të publikohet” thotë Beqiri.

KKZ-ja ka afat deri të enjten (2 qershor) për të marrë vendim, përkatësisht 72 orë nga paraqitja e ankesës.

Sipas Beqirit, me shumë gjasa atë ditë do të mbahet seanca e komisionit zgjedhor.

Në zgjedhjet e 27 majit, në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Madh, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, dhe për 12 vota nuk arriti mandatin e deputetit.

Këto ishin zgjedhjet e treta në këtë qendër votimi në më pak se dy muaj.

Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së koalicionit të shqiptarëve në Gjykatën Administrative dhe zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës të SPS-it.

Related Articles

Back to top button