Lajme

Albin Kurtin ndanë 50 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovarë ka ndarë 50 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas qeverisë, këto mjete, do të përdorën për aktivitete lobues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike propozohet të ndahen mjete prej 50 mijë euro për mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Nacional të Shqiptarëve”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptarëve.

Në prill të 2020-ës, kur situata me COVID-19 sapo kishte shpërthyer në Kosovë dhe në rajon, qeveria kishte ndarë 500 mijë euro për tri komunat e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Ndërsa në shtator të po të atij viti, qeveria që drejtohet nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, themeloi “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button