Lajme

MPB: Gjatë vikendit do të shtohet kontrolli në trafik, fokus disa nga shkeljet

Policia rrugore gjatë fundjavës do të kryejë aksion të kontrollit të intensifikuar të trafikut, njofton MPB.

Theks i veçantë do t’i kushtohet zbulimit të shkeljeve më të rënda, kryerja e të cilave mund të ketë pasoja tragjike për pjesëmarrësit në trafik.

Për të përmirësuar sigurinë në qarkullim, në të gjitha rrugët e rëndësishme rrugore, policia rrugore do të intensifikojë kontrollin për shkeljet e shpejtësisë, parakalimet e pahijshme, drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit ose substancave psikoaktive, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe përdorimin e parregullt të telefonit gjatë drejtimit të automjetit.

Në kontrollin e trafikut do të angazhohen maksimalisht punonjësit e policisë, si dhe të gjitha mjetet teknike në dispozicion, duke përfshirë radarët, alkoaktive dhe aparaturat për kontrollin e substancave psikoaktive.

Në tre vitet e fundit, gjatë muajit qershor, në rrugët e Serbisë kanë humbur jetën mesatarisht 50 persona, dhe aksidentet e trafikut janë kryesisht pasojë e shpejtësisë së parregulluar.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe me sjellje të përgjegjshme të shpëtojnë jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Related Articles

Back to top button