Shqiprim Arifi mori pjesë në shënimin e 144 vjetorit të Lidhje së Prizrenit në Prizren
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, sot mori pjesë në mbledhimin që organizoi komuna e Prizrenit, në shënimin e 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, percjell Presheva.AL.
Arifi apeloi që Republika e Kosovës dhe Shqiprisë të përfshijë Luginën e Preshevës e cila edhe pas 144 viteve është në okupim.
“Me kënaqësi të veçant sot mora pjesë në këtë përvjetor bashkë me shumë kryetar të komunave Shqiptare.
Datat e shënuara si sot, na kujtojnë historinë tonë të lavdishme të atyre që kontribuan para nesh dhe na japin njëkohësisht inspirim për bashkëpunim dhe koordinim.
Apelova edhe për një përfshirje më të madhe të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe atë Shqiptare në këtë koordinim sidomos në drejtim të Luginës së Preshevës, e cila ende është në okupim edhe pas 144 viteve.” ka shkruar Arifi.