Lajme
Turkish Airlines ndryshon emrin
Linja ajrore turke do të ndryshojë emrin e saj.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se linja ajrore kombëtare do të kryejë fluturimet e saj ndërkombëtare me emrin “Türk Havayollari”, në vend të emrit të mëparshëm “Turkish Airlines”.
Masa vjen pasi autoritetet turke ndërmorën një hap simbolik në forcimin e markës kombëtare të vendit, duke ndryshuar emrin e vendit nga “Turqi” në “Turkiye” në të gjitha komunikimet dhe aktivitetet ndërkombëtare.
Pas një kërkese nga Ankaraja, emri i vendit “Turqi” u ndryshua në “Turkiye” në Kombet e Bashkuara (OKB) më 1 qershor.