Cilat gjëra nuk duhet të lihen në makinë gjatë verës dhe pse
Bëhet e ditur se sendet me vlerë nuk duhen lënë në vend të dukshëm sepse mund të tërheqin hajdutët, ndërsa disa gjëra të mbetura në automjet mund të shkaktojnë dëme të mëdha.
Disa gjëra që nuk duhet t’i lini kurrë në makinë. Për shembull, nëse lini çokollatë në automjet gjatë temperaturave të larta, ajo do të shkrihet dhe do të bëjë rrëmujë.
Disa gjëra me vlerë nuk duhen lënë në vend të dukshëm sepse mund të tërheqin hajdutët. Gjëra të tilla janë të dukshme dhe të gjithë e dimë që nuk duhen mbajtur në makinë, por ja çfarë nuk duhet lënë në automjet sepse këto sende mund t’ju dëmtojnë ose t’ju shkaktojnë ndonjë problem tjetër.
Syzet
Syzet e zakonshme apo syzet e diellit nuk duhen lënë kurrë në makinë gjatë temperaturave të larta. Nëse i lini në panelin e kontrollit, plastika mund të shkrihet, kështu që syzet mund të shtrembërohen dhe kornizat metalike mund të bëhen shumë të ngrohta në prekje.
Medikamente
Shumica e barnave janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës. Gjatë vapës, makina është si një furrë me mikrovalë, duke mbajtur nxehtësinë në automjet. Gjatë motit më të ftohtë, automjeti vepron si radiator dhe ruan të ftohtin.
Në mënyrë që ilaçet të mbeten efektive, është e rëndësishme t’i ruani ato në një vend të thatë dhe të freskët, dhe kjo sigurisht nuk është një makinë. Nëse merrni disa ilaçe çdo ditë dhe duhet t’i mbani me vete, është më mirë t’i mbani në çantë sesa t’i lini në makinë.
Elektronikë
Për shkak të ndryshimeve të temperaturës, pajisjet elektronike nuk duhet të mbahen kurrë në makinë. Kur makina nuk punon, temperatura në të mund të ndryshojë në mënyrë drastike dhe mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në telefon, laptop, tablet, kamerë etj.
Shishe plastike
Shumica e plastikës moderne të pastër janë bërë nga polietileni tereftalat dhe përmbajnë BPA (një kimikat që i jep forcë plastikës). Në temperatura më të ulëta dhe të dhomës, BPA është inerte, por kur nxehet, BPA mund të rrjedhë nga plastika në lëngun përreth.
Pirja e ujit nga një shishe plastike e mbetur në një makinë të nxehtë është mjaft e rrezikshme për shëndetin tuaj sepse BPA lidhet me disa lloje kanceri.
Losioni kundër diellit
Përbërësit aktivë të kremit kundër diellit dekompozohen kur ekspozohen ndaj nxehtësisë, shkurtojnë jetëgjatësinë dhe reduktojnë efikasitetin. Përveç kësaj, për shkak të nxehtësisë, kapaku i kremit kundër diellit mund të hapet, kështu që mund të rrjedhë dhe të bëjë rrëmujë në automjet.