Regjistrohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Serbi
Rasti i parë i importuar – i konfirmuar i lisë së majmunit është regjistruar në Serbi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik i Serbisë “Dr Milan Jovanoviq Batut”.
Sipas se dhenave nga istitucioni perkates, rasti u njoh në mënyrë diagnostike dhe u trajtua. Diagnostifikimi laboratorik u krye në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve Torlak.
Instituti i Shëndetit Publik kompetent territorial ka kryer hetimin epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit në përputhje me udhëzimet metodologjike të ekspertëve.
Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore.
Apelojmë tek qytetarët që me qëllim të ruajtjes së shëndetit të zbatojnë të gjitha masat parandaluese dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.