Lajme

Për herë të katërt përsëriten zgjedhjet në Tërnoc, mbahen më 23 qershor

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka vendosur që zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 23 prill për herë të katërta të përsëriten të enjten, në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc.

KQZ-ja në seancën e fundit, duke vepruar sipas aktvendimit të Gjykatës Administrative për kundërshtimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, e anuloi vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) të Komunës së Bujanocit dhe në këtë mënyrë e anuloi votimin e herës së tretë të mbajtur më 27 maj.

Në seancën e KQZ-së u tha se vendimi i Gjykatës Administrative anuloi vendimin e KQZ-së të datës 9 qershor, i cili hodhi poshtë si të pabazuar kundërshtimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Të drejtë vote kanë 1908 qytetarë, ndërsa shtypja e fletëve të votimit është caktuar për të martën më 21 qershor, u tha në seancë.

Banorët e Tërnoc do të dalin në qendrat e votimit për herë të katërt, ndërsa përsëritja e parë e votimit u mbajt më 28 prill, e cila thuhet, se shënoi një numër të madh të parregullsive, pas së cilës zgjedhjet u anuluan sërish, me kundërshtimin e Partisë Socialiste të Serbisë.

Sipas atyre rezultateve, koalicioni i shqiptarëve të Luginës kishte një mandat parlamentar në Kuvendin e Serbisë, por pas përsëritjes së dytë ata fituan 598 votave, i munguan 12 vota për të fituar një mandat në parlamentin e Beogradit.

Related Articles

Back to top button