Lajme

Reagon OVL e UÇPMB-së pas dëmtimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve tek penda e Rahovicës

REAGIM
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së është thellë e shqetësuar me njoftimin për demolimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB – së te penda e Rahovicës.
Njoftimi për këtë akt të ulët barbarë e qyqarë e dënojmë me gjuhën më të ashpër të mundshme.
Aktet e këtilla nga kush do që vijnë nuk i kontribuojnê paqes dhe stabilitetit në këtë regjion. Mosdurimi i shprehur ndaj simboleve kombëtare; shqiponja dy krenare, flamuri kombëtar, ideali i dëshmorëve të kombit nuk është i sotit. Ky mosdurim është historik. Ne shqiptarët e Kosovës Lindore këto akte të ulëta e qyqare gjithmonë i kemi denoncuar dhe kur është treguar nevoja edhe jemi sakrifikuar duke dhënë jetën.
Kushdo që ka ngre dorë mbi këtë pllakë përkujtimore ka dëshmuar se nuk respekton shenjtëritë tona kombëtare dhe nxitë mosdurim dhe urrejtja mbi baza etnike e kombëtare.
Ne si OVL e UÇPMB – së e gjykojmë rëndë këtë akt me mesazh shumë provokues për shqiptarët autokton në këto troje. Organet përgjegjëse duhet t’i zbulojnë këto raste përndryshe, këto akte mund të merren si precedent i mundshëm për destabilizim të situatës politik në rajon.
Këto akte vetëm se shtojnë vëmendjen e të gjithëve në rajon se këto troje shwiptare duhet të futen në projektin politik për zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore në kuadër të bisedimeve politike në mes Prishtinës dhe Beogradit.

21. 06. 2022
Preshevë.
Kryetari i OVL UÇPMB.
z. Nazmi Hajredini.

Related Articles

Back to top button