Lajme

Dritan Abazoviq sot qëndron në Beograd, takime të rëndësishme me Brnabiq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ndodhet sot në Beograd. Abazovic është pritur para Pallatit të Serbisë me një batalion të rreshtuar të Gardës dhe me intonimin e himneve të dy vendeve.

Me rastin e vizitës së Abazoviqit, Beogradi është dekoruar me flamuj malazezë dhe billborde me flamuj të Serbisë dhe Malit të Zi.

Pritja formale para Pallatit të Serbisë ka nisur në orën 10:00 dhe më pas ka pasur takim dypalësh mes dy kryeministrave, njofton Zyra e Qeverisë për Bashkëpunim me Media.

Mbledhja e delegacioneve të Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Malit të Zi është planifikuar për në orën 10.45, ndërsa pas takimit janë parashikuar deklarata për media.

Related Articles

Back to top button