Lajme
Atmosferë e qetë në Tërnoc, 70 votues deri në ora 09:30
Rreth 70 votues nga 1089 të regjistruar në listën zgjedhore votuan për herë të pestë në zgjedhjet e përsëritura për deputetë në Tërnoc deri në orën 9:30, numër që është më i madh se sa më 27 maj.
Sipas reportimeve, në vendvotimin nr.6 në shkollën “Muharrem Kadriu” atmosfera është e relaksuar, pa tensione dhe konflikte në mesin e anëtarëve të këshillit zgjedhor, që mund të nënkuptojë përfundimin e votimeve që filloi në prill 3.
“Vendi i votimit është hapur me kohë në ora 7 dhe procesi zgjedhor po zhvillohet pa asnjë problem”, thotë kryetari i këshillit zgjedhor, Millovan Aleksiq.
Shaip Kamberi, i cili është bartës i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, i duhen 609 vota për parlament.