Lajme
Shaip Kamberi pritet ta fitoj mandatin, shumë shpejt përfundon numrimi i votave
Në zgjedhjet për deputetë në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, kanë votuar 627 qytetarë dhe atij numri duhet t’i shtohen edhe 140 vota të votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimit.
Bujanoci jozyrtarisht nga përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës mësoi se presin rezultat të favorshëm, përkatësisht vota të mjaftueshme për mandatin parlamentar.
Qendra e votimit numër 6 është mbyllur saktësisht në orën 20:00.
Tani votat janë duke u numëruar.
Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i nevojiten 609 vota për të siguruar një mandat në Kuvendin e Serbisë.
Dita e zgjedhjeve kaloi pa probleme.