“Kinemaja e vjetër” në Preshevë do të shndërrohet në galeri të arteve, sallë koncertesh dhe konferencash
Komuna e Presheves ka preznatuar porjektin e kompleksit të ri kulturorë, i cili shumë shpejtë do të jetë në fazat e përfundimit, për t’u tenderuar dhe funksionalizuar.
Nga komuna e Presheves thone se objekti i kinemasë së Preshevës do të shëndrrohet në një qendër kompleke kulturore, me hapësira të reja të galerisë së arteve, sallë koncertesh e konferencash.
Ndersa i pari i komunes, kryetari Shqiprim Arifi ka thene se projekti eshte ne fazen e hartimit dhe eshte duke u punuar per tu finalizuar projekti.
“Me Projektin e “Kinemasë së vjetër” – të një shembulli të transformimit – i cili është në fazën e hartimit të zgjidhjes ideore dhe po punohet për t’u finalizuar me projekt dokumentacion teknik, për të hyrë në fazën e tenderimit shumë shpejtë, ju uroj javë të mbarë!” ka shkruar Arifi.
Sic meson Presheva.AL ky kompleks i ri kulturorë ne Presheve do te kete hapsira si: sallë konferencash, galerinë e arteve dhe sallën e koncerteve.