Shqiprim Arifi uron pavarësinë e Amerikës
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi këtë javë e ka nisur me një postim të thjeshtë në Facebook duke uruar Shtetet e Bashkuara për festën e pavarësisë.
4 Korriku shënon 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.
“4 korriku, shënon vendimin e 13 kolonive për t’u shkëputur nga sundimi Britanik dhe formimin e Shteteve të Bashkuara.
Dita e Pavarësisë së kombit amerikan na kujton vlerat e aleatit më të besueshëm, i cili në momente të ndryshme të historisë e ka ndihmuar kombin shqiptar më shumë se asnjë komb tjetër.
Shqiptarët përjetë mirënjohës ndaj SHBA-ve për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.” shkruan Arifi në Facebook.