Lajme

Sipas parashikimit të meteorologeve moti i ndryshueshëm na pret deri në mes të korrikut

Meteorologet kane dhënë një parashikim të detajuar të motit për ditët në vijim dhe sipas tyre moti i paqëndrueshëm do të zgjasë deri në mes të korrikut.

Sipas parashikimit të meteorologeve moti i ndryshueshëm na pret deri në mes të korrikut.

– Ndryshimi i motit që ka nisur të martën shënon fundin e valës tropikale dhe ardhjen e një moti më të freskët, më të këndshëm, por të ndryshueshëm që do të zgjasë pothuajse deri në mes të korrikut – thotë bashkëbiseduesi ynë.

Meteorologet bëjn të ditur se nga dita e sotme do të ketë rënie të temperaturave, ndërsa në disa vende janë të mundshme edhe shira.

– Të mërkurën dhe të enjten, datat 6 dhe 7 korrik do të ketë alternim me diell dhe vranësira, gjatë ditës me zhvillim lokal me vranësira, reshje shiu me bubullima vende-vende. Erë e dobët herë pas here mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale do të jetë rreth mesatares për muajin korrik dhe do të lëvizë nga 25 deri në 30 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe 15 deri në 20 gradë celcius në zonat malore.

Ftohje e papritur
Meteorologet thonë se të premten më 8 korrik na pret një ftohje e madhe dhe se Serbia në atë ditë do të jetë një nga vendet më të ftohta dhe më me shi të Evropës.

– Në natën e së enjtes dhe të premtes Vojvodina do të preket me vranësira të reja më të forta me reshje shiu, bubullima dhe erë të shtuar nga veriperëndimi. Ditën e premte, 8 korrik, vranësira, me erë, e freskët, herë pas here me reshje shiu në të gjithë vendin. Priten sasi të mëdha shiu, kështu që kanalet e kanalizimeve duhet të pastrohen aty ku është e mundur për të zvogëluar mundësinë e përmbytjeve të përsëritura. Temperatura maksimale në shumicën e vendeve do të jetë rreth 20 gradë Celsius, kështu që të premten vendi ynë do të jetë një nga pjesët më të ftohta dhe më me shi të Evropës.

Sipas meteorologeve moti i paqëndrueshëm do të zgjasë deri më 10 korrik.

– Të shtunën më 9 korrik fillimisht në veri dhe deri në fund të ditës në pjesët tjera të Serbisë do të ndalen reshjet e shiut dhe zvogëlimi i vranësirave, pasdite priten reshje lokale me bubullima. Era do të fryjë mesatare nga veriperëndimi, temperatura maksimale do të ketë rritje të lehtë krahasuar me ditën e premte dhe do të lëvizë ndërmjet 20 dhe 25 gradë Celsius. Ditën e diel me datë 10 korrik ndryshim dielli dhe vranësish që do të sjellin reshje shiu me bubullima. Era e moderuar nga veriperëndimi, temperatura nuk ka ndryshuar dukshëm .

Related Articles

Back to top button