Lajme

QEVERIA NDRYSHOI VENDIMIN PËR VAJIN

Vetëm prodhuesit do të mund të eksportojnë vaj luledielli.

Qeveria e Serbisë miratoi një vendim të ndryshuar për eksportin e vajit, i cili lejon eksportin vetëm për subjektet afariste të regjistruara për prodhimin e vajit.

Eksporti i vajit, sipas vendimit të ndryshuar, lejohet vetëm për subjektet ekonomike të regjistruara për veprimtarinë e prodhimit të vajit, duke pasur parasysh se vjelja e lulediellit fillon në mesin e muajit gusht, ndaj është e nevojshme të lehtësohen kapacitetet magazinuese- njoftoi qeveria.

Qeveria miratoi një Vendim të ndryshuar për kufizimin e përkohshëm të eksportit të produkteve ushqimore bazë bujqësore thelbësore për popullatën, i cili përcakton kushte të ndryshme për eksportin e vajit të lulediellit.

Related Articles

Back to top button