“Lani duart më shkurt”
Ajo që mësuam gjatë pandemisë së koronavirusit, që është të lajmë duart tërësisht, nuk do të jetë e vlefshme gjatë dimrit të ardhshëm kur pritet një krizë energjetike.
Drejtori i kompanisë gjermane “Gasag” Georg Friedrichs këshillon klientët e tij që të shkurtojnë dushin dhe të lajnë duart më rrallë.
Ai tregoi se rreth 20 për qind e energjisë shpenzohet për ujë të ngrohtë.
Friedrichs u kërkoi klientëve të asaj kompanie që i furnizon me gaz, që nga vjeshta të ulin sa më shumë ngrohjen në banesat e tyre.
“Të gjithë duhet të shohin deri ku mund të shkojnë. Edhe një gradë më pak kursen deri në shtatë për qind të energjisë. Por ju lutemi filloni me të gjitha këto sa më shpejt dhe mos prisni dimrin”, theksoi ai.
Friedrichs u kërkoi përdoruesve që t’i marrin seriozisht të gjitha këto këshilla.