APN vazhdon publikimin e faturave, Ardita Sinani përdori buxhetin e komunës së Preshevës për “ramsteka, pleskavica, hamburgera”
Alternativa per Ndryshim ka vazhduar publikimin e faturave qe ish kryetarja e Presheves ka paguar perderisa ishte ne pozite.
APN publikimin e faturave e ka filluar menjehere pasi ka ardhur ne pushtet, publikimin po e bene ne faqen e saj ne facebook.
“Për një darkë në lokalin e ish-këshilltarit Rinor Krasniqi, ish-shefi i kabinetit Driton Bilalli ka paguar 60,000.00 dinar
Faktet që po ndajmë me ju, kanë të bëjnë me abuzimet e mëdha të kabinetit Sinani me parat e qytetarëve, gjatë muajve të qeverisjes jolegjitime. Në rastin konkret, Driton Bilalli, ish-shefi i kabinetit, i faturoi Komunës së Preshevës 60,000.00 dinar për një darkë në lokalin e Rinor Krasniqit, ish-këshilltar i PVD-së.
Se komuna e Preshevës është trajtuar si “plaçk” dhe është shfrytëzuar për përfitime personale nga kabineti Sinani, më së miri e demonstrojnë edhe dëshmitë që po ua përcjellim.” ka shkruar APN duke publikuar edhe faturen e skenuar.
“Motoja PreshevaRe, qytetarëve i ka kushtuar 59,320.00 dinar për ta ushqyer kabinetin Sinani
Fakti tjetër që po ndajmë më poshtë, në të cilën ish-shefi i kabinetit, Driton Bilalli, i ka faturuar buxhetit komunal faturën në vlerë prej 59,320.00 dinar për shërbime private të ushqimit dhe pijeve, të ofruara anëtarëve të kabinetit në një nga lokalet e qytetit, është edhe një dëshmi tjetër e abuzimit të kabinetit Sinani me buxhetin e qytetarëve.
Nisur nga kaosi institucional i trashëguar, shpërdorimi enorm i buxhetit për përfitime personale dhe keqmenaxhimi, duket se preokupimi i kryesor i qeverisjes jolegjitime ishin vetëm ushqimi dhe pijet.” thuhet ne postimin e APN-se te bashkangjitur me faturen si deshmi per keqperdorimin e buxhtetit te qytetareve te Presheves.