Përmes letrës anonime kërkohet shkarkimi i drejtorit të shtepisë së kulturës në Preshevë
Një letër anonime e derguar nga dikush nga komuna e Presheves kerkon shkarkimin e drejtorit te shtepise se kultures “Abdullah Krashnica” ne Presheve, Kujtim Sadriu.
U.d. drejtori Kujtim Sadriu u emerua ne kete pozite 2 muaj me pare dhe qe ne ditet e para ka filluar me pune serioze qe ti zgjidh problemet brenda shtepise se kultures sic jane: uzurpimin e zyrave, amfiteatrin, harxhimet e rrymes dhe shume probleme qe jane trasheguar me vite ne kete institucion kulturor.
Letren anonime qe dikush nga opozita e ka shkruar si duket nuk i pelqen puna dhe angazhimi i drejtorit Sadriu qe te pastroj institucionin e vetem kulturor ne Presheve nga parregullesit dhe keqperdorimet.
Në këtë letër anonime te derguar edhe me instanca te larta ne qeverine e Serbise mes tjerash ftohen organet te inspektojne procesin e emerimit te Sadriut ne kete institucion, qe sipas letres anonime Sadriu nuk i plotesone kushtet per tu emeruar ne kete pozite.
Kujtim Sadriu i cili ka publikuar letren anonime ne rrjetet sociale thote se kjo nuk eshte letra e vetme qe ne menyre anonime eshte derguar tek organet e rendit por qe kjo e bene edhe me te forte qe te kryeje me nder dhe pergjegjesi poziten qe eshte ngarkuar.