Lajme

Kujtim Sadriu për letrën anonime: “Ti që e ke shkruar je kopil që nuk e din kend e ke baba”

Një letër anonime e derguar nga dikush nga komuna e Presheves kerkon shkarkimin e drejtorit te shtepise se kultures “Abdullah Krashnica” ne Presheve, Kujtim Sadriu.

U.d. drejtori Kujtim Sadriu u emerua ne kete pozite 2 muaj me pare dhe qe ne ditet e para ka filluar me pune serioze qe ti zgjidh problemet brenda shtepise se kultures sic jane: uzurpimin e zyrave, amfiteatrin, harxhimet e rrymes dhe shume probleme qe jane trasheguar me vite ne kete institucion kulturor.

Vet Sadriu ka publikuar letren ne rrjetet sociale duke shkruar se kjo e bën edhe në të fortë në punën që është ngarkuar.

Postimi i tij i plotë:

ÇDO GODITJE E RËNDË NA BËN EDHE MË TË FORTË

Që nga fillimi i emrimit tim u.d drejtor i Shtëpisë së Kulturës tani kanë filluar letrat anonime në vazhdimësi kundër meje edhe atë në instancat më të larta shetërore deri te nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë znj. M. Gojkoviq.

Letrat të cilat janë dërguar nga grupet politike, kriminale dhe uzurpuese me qëllim të largimit tim nga posti që ushtroj.

Për letrat e shkruara që nuk mund të anashkalohet dyshimi që janë dërguar nga Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare dhe disa të tjerë dhe të mjerën nga subjekte tjera që vuajn për postin e drejtorit.

Çdo lloj shkrese që ka të bëjë me realitetin për mua nuk më brengos fare, dhe çdo kush që shkruan edhe me emër e mbiemër dhe ka të bëjë me realitetin unë i jap dorën dhe i respektoj ata. Pasi që dëshmonjnë se kan për qëllim mbrojtjen dhe interesin shoqërorë.

Ju nuk i shkruani Gojkoviqit për kryetarët e Juaj që i keni me aktakuza zyrtare, se ju jeni banda kriminale, politike dhe që thirreni në interesa madhore kombëtare dhe punoni kundër kombit në vazhdimësi.

Ju shkruani anonim dhe shpifni, pasi që njihni mirë karakterin tim, nuk e keni guximin të shkruani dhe shpifni në emër e mbiemër, pasi që duhet të hyni nga erdhët në këtë botë.

Nuk do shumë koment për të kuptuar se kush jeni!
-po të doni kulturën nuk do ti uzurponi zyret rinisë preshevare;
-po të doni kulturën dhe kombin nuk do të harrxhoni energji elektrike me qindra mijëra euro;
-po të doni kulturën do të themeloni një shkollë muzike apo baleti!
Por Ju, doni ti uzurponi pronat publike dhe të shkatrroni gjithçka që është me vlerë dhe kulturore. Andaj këtu është problemi që doni të më largoni! Por nuk largohem dot.

Ju them se Nëna më ka lindur edhe pa emër edhe pa poste në këtë botë, dhe nuk vuaj për pozita të drejtorit sikurse vuani ju.

Andaj, ju premtoj se unë do të largohem vet, me dëshirën time, por, do të largohem atëherë kur t’ju ç’rrënjosi edhe Juve nga Shtëpia e Kulturës dhe pronate uzurpuara të ardhmërisë sonë.
Gjithë së bashku do të largohemi nga aty.

Ti që ke shkruar këtë letër me një drejtshkrim të gjuhës serbe je ai kopili që nuk dini se kë e keni për baba! Dhe nëse jeni “zabrinut građanin” shkruaj për uzurpuesit e tokave e objekteve shoqërore o i marrë.

Për fund nuk ju fali për një gjë, se me këto letra po më përdhosni flamurin e shqipes që në fushata mbani në dorë.

Related Articles

Back to top button