Lajme

Ofiqaria në Preshevë nga sot do të punojë edhe të shtunave, edhe me orar të zgjatur

Njoftohen qytetarët e Komunës së Preshevës se Sektori i ofiqarisë i Komunës së Preshevës, përveç ditëve të rregullta të punës, do të punojë edhe të shtunave, duke filluar prej ores 09:00 deri në ora 14:00, percjell Presheva.AL

Ky orari i ri do të vlejë prej datës 19.07.202 e deri sa të përfundoj sezoni i verës, ky vendim i sjellur nga këshilli komunal i komunës së Preshevës vjen për shkak të fluksit të madh të qytetarëve sidomos nga diaspora, për t`u pajisur me dokumente personale.

Duke filluar nga sot ofiqaria në Preshevë ditëve të punës do të punojë me orar të zgjatur deri në ora 18:00, ndërsa të shtunën prej ora 09:00 deri në ora 14:00.

Related Articles

Back to top button