NP Moravica lan asfaltin pas pastrimit të rrëshqitjes së dheut në rrugën Preshevë–Gjilan

Pas largimit të dheut me makineri të rënda, Ndërmarrja Publike “Moravica” ka vazhduar sot ndërhyrjen në aksin Preshevë–Gjilan, pranë pikës kufitare Muçibabë.

Punëtorët kanë dalë në terren me cisternë për larjen e rrugës, për të pastruar mbetjet e dheut që kishin mbetur në asfalt, pasi makineritë e rënda nuk mundën ta pastronin plotësisht sipërfaqen.

Me këtë ndërhyrje, rruga është pastruar dhe është bërë më e sigurt për qarkullimin e automjeteve.

Presheva.AL falënderon ekipet e angazhuara për reagimin e shpejtë dhe punën në terren.

Back to top button