Kjo është gjendja aktuale në kufi për të shkuar nga Presheva në Gjilan

Gjatë ditës së sotme, në pikën kufitare Muçibabë është regjistruar fluks i moderuar i automjeteve.

Sipas informacioneve të siguruara nga Presheva.AL, në drejtimin Preshevë–Gjilan është krijuar një kolonë prej rreth 100 metrash, ndërsa pritjet për kalimin e kufirit janë rreth 20 minuta.

Ndërkohë, në drejtimin Gjilan–Preshevë nuk ka kolona, dhe automjetet po kalojnë kufirin pa pritje të konsiderueshme.

Nëse planifikoni të udhëtoni gjatë orëve në vijim, rekomandohet të ndiqni përditësimet e Presheva.AL për gjendjen në pikat kufitare.

Back to top button