Lajme

Shaip Kamberi i bashkohet grupit parlamentar të Ugljaninit në kuvendin e Serbisë

Deputeti Shaip Kamberi ka biseduar me Sulejmanin Ugljanin për vazhdimin e bashkëpunimit në Kuvendin e Serbisë në mes të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës dhe SDA Sanxhakut.

“Ne diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar. Sfidat dhe nevojat e përbashkëta na bënë partnerë të natyrshëm në luftën tonë të drejtë për liri dhe barazi”, tha Kamberi.

Ai do të jetë i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë, ndërsa SDA e Sanxhakut ka 2 mandate.

Për formimin e grupit parlamentar duhen pesë deputetë.

Related Articles

Back to top button