Lajme
Nga 1 shtatori rritet çmimi i energjis elektrike
Këshilli i Agjencisë së Energjisë ka mbajtur sot seancë.
Me të, me kërkesë të entitetit energjetik JP EPS Beograd, Këshilli dha pëlqimin për vendimin për çmimin e energjisë elektrike për furnizim të garantuar.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët që kanë të drejtën e furnizimit të garantuar me çmime të rregulluara (familjet dhe konsumatorët e vegjël), i përcaktuar në bazë të të ardhurave maksimale të miratuara dhe sasive të parashikuara të energjisë elektrike për shitje për klientët me furnizim të garantuar, arrin në 8,144 din. /kWh pa taksa dhe tarifa dhe është më i lartë se çmimi mesatar ekzistues me 6.5%.
Çmimi i ri për furnizim të garantuar do të zbatohet duke filluar nga data 1 shtator 2022.