Lajme

Masa të reja në Mal të Zi

Në Mal të Zi, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemike të shkaktuar nga koronavirusi, në 15 ditët e ardhshme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje edhe një herë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Igor Galiq tha se për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar dhe të shtruar në spital, vendosja e maskave mbrojtëse është e detyrueshme në të gjitha institucionet e administratës publike, dyqanet ushqimore, barnatoret dhe pikat e benzinës.

Galiq deklaroi se është e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura të aeroportit, hekurudhave dhe stacioneve të autobusëve dhe njoftoi se nëse këto masa nuk sjellin përmirësim të situatës, do të vijojë vendosja e detyrueshme e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura.

Galiq theksoi nevojën e vaksinimit të atyre që nuk janë vaksinuar kundër virusit korona, duke thënë se nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 72 për qind ishin të pavaksinuar.

Related Articles

Back to top button