Lajme
Nga sot prej orës 15:00 ja sa do të jenë çmimet e reja të karburanteve
Ministria e Tregtisë njoftoi se benzina BMB 95 dhe Eurodizel do të lirohen për gjashtë dinarë për litër në shtatë ditët e ardhshme.
Kështu, deri më 12 gusht në ora 15:00, çmimi më i lartë me pakicë i BMB 95 do të kufizohet në 184 dinarë për litër dhe Eurodieseli në 209 dinarë.
Benzina javën e kaluar është shitur për 190 dinarë, ndërsa nafta për 215 dinarë për litër.
Në përputhje me Rregulloren për kufijtë e çmimeve të derivateve të naftës, çmimi më i lartë me pakicë për shtatë ditët e ardhshme përcaktohet dhe publikohet çdo të premte deri në orën 15.00.