Lajme

Kurti përmend sërish luftën: Jemi vigjilentë, por jo të frikësuar

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia, pasi përkeqësimi i grindjeve me komunitetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për Reuters të mërkurën, transmeton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit ka përsëritur deklaratat e tij se në Kosovë mund të fillojë luftë. Një deklaratë të tillë e ka dhënë edhe dy ditë më parë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, ku ka përmendur rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia.

Ai shtoi: “Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.

Reuters duke folur për Kosovën, shkruan “vendi i vogël ballkanik pa dalje në det fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një kryengritjeje guerile kundër sundimit represiv të Beogradit”.

“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.

“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova është shtet tani, ky nuk është viti 1998”, tha kryeministri. “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.”

Related Articles

Back to top button