Sot nga ora 15:00 ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina për 7 ditët e ardhëshme
Ministria e Tregtisë ka shpallur çmimet e reja të karburanteve. Eurodieseli nga sot në ora 15 do të shitet me çmim jo më shumë se 207 dinarë për litër, ndërsa benzina motorike Europremium BMB 95 për jo më shumë se 180 dinarë për litër.
Çmimi maksimal i euro dizelit javën e kaluar ishte 209 dinarë, ndërsa çmimi maksimal i benzinës euro premium BMB 95 do të jetë 184 dinarë.
Ulje e akcizës për derivatet
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për uljen e përkohshme të akcizës për derivatet e caktuara të naftës me 10 për qind.
Qeveria e mori këtë vendim duke pasur parasysh situatën aktuale me çmimin e naftës bruto në tregun botëror, e cila ndikon negativisht në stabilitetin makroekonomik në vend, dhe me synimin për furnizimin e rregullt të tregut me derivate të naftës, duke ruajtur standardet e qytetarëve, si dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.
Në mbledhjen e djeshme është miratuar vendimi i ndryshuar për ndalimin e përkohshëm të eksportit të euro naftës EN 590, duke e zgjatur ndalimin edhe për shtatë ditë.
Miratimi i kësaj mase do të parandalojë dëmtimin e mundshëm të ekonomisë dhe qytetarëve, duke pasur parasysh se kriza energjetike në tregun botëror vazhdon të shkaktojë një kërcënim kritik të mungesës së këtij produkti thelbësor për qytetarët.