Lajme

Video: Shqiprim Arifi publikon pamjet me dron nga pyjet e shkatërruara në Corroticë

Pamjet e publikuara nga kryetari i Preshevës tregojnë shkallën e dëmit në fshatin Corroticë.

Pyjet e fshatit Corroticë njëherit banorët e Preshevës dhe më gjerë i quanin si “Mushkërit e Luginës”, shkruan Presheva.AL.

“Zoti e ka krijuar tokën që ta ruajmë, ta shfrytëzojmë për nevojat tona dhe ta kultivojmë.
Pamjet tregojnë të kundërtën dhe janë dëshpëruese e shqetësuese.
Dënojmë ashpër vënien e zjarreve në mënyrë të qëllimshme, duke apeluar dhe shpresuar se çdo individ pavarësisht energjisë kriminale që bart, të përmbahet duke na mbajtur larg shqetësimeve, në paqe!
Mirënjohje dhe falenderime për qytetarët vullnetar që ndihmuan në fikjen e zjarrit!” ka shkruar Arifi.

Kujtojmë se sipas raportit të fundit në fshatin Corroticë nga zjarri janë shkatërruar 50 hektarë pyje.

Related Articles

Back to top button