Lajme

Pritje deri në tre orë pikën kufitare të Preshevës

Për shkak të pushimeve verore, në vendkalimet kufitare ka vonesa, ndërsa në vendkalimin e Preshevës automjetet e udhëtarëve presin tre orë në dalje nga vendi, njoftoi sot paradite Shoqata e Automobilistikëve të Serbisë (AMSS), percjell Presheva.AL

Automjetet e udhëtarëve në Horgosh në dalje nga shteti presin një orë e gjysmë, në vendkalimin Kelebija dhe Batrovci një orë, në Gradinë 40 minuta dhe në vendkalimin e Shpiljanit gjysmë ore.

Në pikat kufitare ka ndalime për mjete mallrash. Pritja më e gjatë, një orë e gjysmë, është në vendkalimin Horgosh dhe dy orë në Kelebijë, ka thënë AMSS, duke shtuar se në autostradat nëpër Serbi nuk ka vonesa në pikat e pagesës.

Related Articles

Back to top button