Mijëra shoferë gjobiten gabimisht: Ndryshuan kufirin e shpejtësisë, por nuk bënë asnjë ndryshim në kamerën e trafikut
Drejtuesit që janë gjobitur do të marrin më pas një letër tjetër në të cilën do të informohen për anulimin e procedurës.
Gers është ndër dyzet departamentet (provincat) franceze që kanë rritur kufirin e shpejtësisë në një pjesë të rrugëve të tyre kryesore në 90 km/h. Kjo vlen për afërsisht 350 km rrugë në Gers nga 1 qershori 2022, duke përfshirë seksionin RD928 që ndodhet midis komunave Solomijak dhe Moverzin.
Ka një radar celular në këtë pjesë të rrugës që nga 26 korriku, por pajisja është vendosur në kufirin e vjetër prej 80 km/h.
Për shkak të kësaj, shumë shoferë janë gjobitur për shpejtësinë e lejuar dhe nuk është dashur të…
Në periudhën prej 26 deri më 28 korrik janë gjobitur të gjithë drejtuesit e mjeteve të regjistruara me shpejtësi mbi 81 km/h. Janë me mijëra të tillë që nuk kanë vozitur më shpejt se 90 km/h. Sapo u mor vesh për problemin, autoritetet njoftuan Qendrën e Automatizuar të Monitorimit të Kundërvajtjeve në Trafik (QKRR).
Gjobat e regjistruara në periudhën 26, 27 dhe 28 korrik deri në orën 13:40 do të pezullohen, bën të ditur prefektura.
Vozitësit të cilët janë gjobitur më pas do të marrin një letër tjetër në të cilën do të njoftohen për anulimin e procedurës.