Shqiprim Arifi: Në Medvegjë, për shqiptarët
“Nevoja për riorganizim dhe qasje mbipartiake në politikbërje”, kështu u quajt Paneli i organizuar nga Flora Ferati Sachsenmaier, e cila ishte nikoqire e tryezës së djeshme në Medvegjë.
Bashkëpunimi me Florën dhe aktivist të tjerë, për çështjen tonë kombëtare, për problematika të natyrës diskrimunese ka filluar që moti.
Takimi përmbajtësor, trajtoi çështjen e riorganizimit dhe mobilizimit të përgjithshëm për sigurimin e të drejtave elementare, që sot e kësaj dite i mohohen shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Theksova rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër metodave diskriminuese kundrejt shqiptarëve, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si dhe nevojën e patjetersueshme që çështja e shqiptarëve të Luginës duket të jetë pikë e panegociushme e Republikës së Kosovës në tryezat e Brukselit.
Mirënjohës për punën e palodhur të Dr. Flora Feratit! 🙏