Lajme
Ish-ambasadori amerikan: Serbia është kërcënim për paqen në Ballkan, jo Kosova
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie konsideron se Serbia është kërcënim për Ballkanin e jo Kosova.
Delawie përmes një reagimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka kërkuar që NATO-ja të bëjë punën e saj.
“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. #KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj.
Kjo është një histori e shkruar mirë që nuk e “të dyja palët” situatën”, ka shkruar Delawie.