Vuçiq pret Erdoganin me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti presidentin turk para Pallatit të Serbisë, në të cilën do të zhvillohet një bisedë mes dy liderëve.
Rexhep Tajip Erdogan u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, me shkrepjen e 10 togave të nderit, me tapetin e kuq, me formimin e Gardës së Forcave të Armatosura Serbe dhe me intonimin e himneve të dy vendeve.
Sipas programit të vizitës, ceremonia e mirëseardhjes u pasua nga takimi i presidentit Vuçiq dhe Erdogan, i cili përfundoi rreth orës 12:15, më pas takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Turqisë.
Pas takimit me Erdoganin, Vuçiq ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Instagram se si gjithmonë ka pasur një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me Erdoganin.
“Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global”, shtoi Vuçiq.
Kujtojmë se mbrëmë në Beograd ka mbërritur Tajip Rexhep Erdogan, i cili në aeroport është pritur edhe nga presidenti i Serbisë. Erdogan vjen në Serbi në kuadër të një vizite në rajon, ndërsa para Serbisë ka vizituar Bosnje-Hercegovinën.
Pas takimit Vuçiq-Erdogan do të vijojë takimi plenar i delegacioneve të Serbisë dhe Turqisë.
Më pas, në prani të dy presidentëve do të ketë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, pas së cilës Vuçiq dhe Erdogan do t’i drejtohen publikut.
Më pas do të mbahet forumi i biznesit serbo-turk.