Kompania Ruse Gasprom kërcënon Europën publikon një video “Dimri do të jetë i gjatë”
Gazpromi rus ka publikuar një video në të cilën kërcënon Evropën me mungesë gazi këtë dimër.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihet një punëtor duke fikur furnizimin me gaz dhe barometrin që tregon se presioni po bie në zero.
Videoja shoqërohet me këngën ruse Winter will be long, e cila përmban vargun: “Shiko, matanë lumit, vjeshta po vdes në heshtje… dhe dimri do të jetë i gjatë, vetëm muzg dhe borë”. Autori i këngës është poeti i njohur rus Yuri Vizbor, ndërsa versioni që shfaqet në video është kënduar nga mbesa e tij Varvara Vizbor.
Videoja përfshin gjithashtu pamje të Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës nën borë dhe akull, si dhe flamujt e Bashkimit Evropian.
Videoja u publikua më 5 shtator.
Gazprom releases a new video showing how cold winter in Europe will be👇 pic.twitter.com/VhbwhqdHKk
— UkraineWorld (@ukraine_world) September 5, 2022