Shqiprim Airif: Nga Shqipëria po trajtohemi si limon i thartë për të cilin nuk prishet dasma
Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, e ka quajtur amatorizëm sjelljen e Kosovës dhe Shqipërisë, ndaj pasivizimit të adresave në Luginë nga ana e Serbisë.
Ai thotë se Shqipëria ka më shumë obligime ndaj kësaj pjese, por sipas tij shqiptarët në Luginën e Preshevës po trajtohen si “limoni i thartë”, ku e krahasoi me një thënie popullore në Shqipëri.
“Skajshmëritë është një amatorizëm në Prishtinë dhe Tiranë, e cila ka një obligim edhe më shumë ndaj Luginës së Preshevës. Dhe kjo ndërlidhet edhe me procesin e Ballkanit të Hapur. Është një fjali të cilën unë e kam dëgjuar në Shqipëri, ‘nuk prishet dasma për një limon të thartë’. Dhe ne po trajtohemi si limoni i thartë. Si mundi Qeveria e Shqipërisë me pas marrëdhënie kaq të relaksuara me Serbinë, ndërsa neve me vite na bëhet një spastrim etnik”, ka thënë Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.