Lajme

Arifi takohet me arkitektët e Preshevës, vendoset të themelohet Forumi i arkitektëve të Luginës

Me kënaqësi, sot u zhvillua takim i frytshëm me Forumin e ardhshëm të Arkitektëve të Preshevës.

Njëzëri u pranua idea e themelimit të Forumit të arkitektëve të Luginës, ku përveç arkitektëve, mund marrin pjesë edhe inxhinierët e ndërtimit, hidroteknikës, infrastrukturës, urbanistët etj.

Qëllimi i forumit do të jetë kryesisht këshillë-dhënës e nxitës i ideve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ngritjen e parametrave urbanistik e arkitektonik të komunës sonë.

Në forum janë të mirëseardhur jo vetëm arkitektë e inxhinierë të diplomuar, por edhe studentë të profileve të lartëcekur.

Related Articles

Back to top button