Lajme

Djali i komandant Lleshit kandidat për kryetar të KNSH-ës

Levent Qazimi do të jetë kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në zgjedhjet për këshillat kombëtare që do të mbahen në Serbi më 13 nëntor 2022.

Leventi është djali i Ridvan Qazimit, i njohur më mirë si komandant Lleshi, njërit nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).

Njoftimi për media nga APN

“Sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është diskutuar për situatën politike, zhvillimet në të cilat do të kalojë vendi ynë por theks të veçantë regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të cilat do të mbahen më 13 nëntor 2022.

Duke u bazuar në rëndësinë e kësaj pozite dhe njëherit rolin unifikues që bart kryetari i KNSH-së, gjë e cila ka munguar deri më sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim UNANIMISHT ka zgjedhur si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar, Levent Qazimin.

ALTERNATIVA gjendet mirënjohëse përpara çdo anëtari dhe veprimtari politik, të angazhuar në gjitha proceset zgjedhore.” thuhet ne njoftim.

Këto janë zgjedhje të rregullta që mbahen çdo katër vjet.

Presidenti aktual i NSA-së, Ragmi Mustafa, u zgjodh në atë pozitë në vitin 2018 me votat e tetë anëtarëve të këshillit.

Related Articles

Back to top button