Lajme

E fikni veturën në semafor për të kursyer naftë ?

Këto ditë, njerëzit përpiqen të kursejnë karburant kudo që shkojnë dhe kurdo që munden.

Dhe ndërsa disa përpiqen të kursejnë duke ecur më shumë me biçikletë ose duke përdorur transportin publik, shumë nuk janë në gjendje dhe përdorin “mashtrime” të shumta, si fikja e motorit në semafor.

Megjithatë, kjo mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë për makinat që nuk kanë funksion start/stop.

Domethënë, një makinë me sistem start/stop nuk do të ndërhyjë kur motori është i ftohtë. Kompjuteri e di që motori është më efikas kur ngrohet plotësisht. Prandaj, do ta mbajë motorin në punë derisa të arrijë temperaturën optimale.

Në pultin tuaj do të shfaqet një simbol i sistemit start/stop me ngjyrë të kuqe (gërma A e rrethuar) ose ndonjë mesazh tjetër se sistemi nuk funksionon, pra nuk fiket motori.

Në rast se nuk keni një sistem start/stop, shmangni fikjen e motorit gjatë qëndrimit në semafor, veçanërisht nëse motori është i ftohtë. Nuk do të kurseni asgjë, dhe ndezja dhe ndalimi i shpeshtë i një motori të ftohtë ndikon negativisht në qëndrueshmërinë e tij, si dhe në jetëgjatësinë e baterisë.

Related Articles

Back to top button