Lajme

Voziste me 180 km/h ne zonën 80 km/h, do të qeshni për çfarë arsye

E detyroi domosdoshmëria.

Një shofer fillestar (21) nga komuna e Stenwijkerland në Holandë u regjistrua duke vozitur 179 km/h në rrugën N333. Shpejtësia maksimale në atë pjesë është 80 km/h, ndaj i është hequr patenta e shoferit dhe është bërë procesverbal.

Ai ishte duke vozitur pranë Stanwijk kur ishte me shpejtësinë e deklaruar. Sipas policisë, shoferi e dinte që përballë do të kishte kamera shpejtësie, por gjithsesi ka nxituar dhe atë jo pak.

Shkak për tejkalimin e shpejtësisë, të cilën ai e ka deklaruar në deklaratën e tij në polici, ka qenë nevoja për të shkuar në tualet. Sipas zëdhënësit të policisë Hank Kremer, shuma e gjobës së tij ende nuk është përcaktuar për shkak se ka shuma fikse deri në 40 km/orë shpejtësi, dhe gjithçka mbi këtë përcaktohet nga prokurori i shtetit.

Do të jetë interesante të shihet nëse prokurori do të marrë parasysh nevojën e shoferit për një tualet apo ndoshta do ta ndëshkojë edhe më shumë për këtë justifikim.

Related Articles

Back to top button