Lajme

Biblioteka e Preshevës vizitohet nga grupi letrar i fëmijëve “Lexo” nga shkolla fillore

Sot Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, e vizituan grupi letrar “Lexo” i udhëhequr nga arsimtari z.Fitim Nuhiu. Fëmijët kryesisht u njoftuan me literaturën që kanë në dispozicionin e tyrë, si dhe mundësitë që ofron biblioteka për aktivitete të tjera.

Efektet e leximit në zhvillimin e fëmijës janë të mëdha dhe studime të shumta kanë nxjerrë në pah përfitimet e tij. Si të tillë, duhet siguruar që leximi të jetë një pjesë kyçe e rutinës së përditshme të fëmijëve. Ne në bashkëpunim me shkollat, do t’ju ofrojmë disa këshilla dhe mundësi se si të nxisim fëmijët të lexojnë më shumë dhe që njëkohësisht të zhvillojne edhe të menduarit kritik.

Rëndësia e leximit për fëmijët nuk duhet nënvlerësuar. Leximi për kënaqësi ndikon në edukimin, zhvillimin social dhe kognitiv të një fëmije, mirëqenien dhe shëndetin e tyre mendor.

Kur lexojmë një libër, futemi në tregimin që kemi përpara. Kjo na lejon të zhvillojmë ndjeshmëri ndërsa përjetojmë jetën e personazheve të tjerë dhe mund të identifikohemi me mënyrën se si ata ndihen. Më pas, fëmijët mund ta përdorin këtë kuptim për të empatizuar në botën reale me njerëzit e tjerë. Përveç kësaj, fëmijët do të fitojnë një kuptim më të madh të emocioneve, gjë që mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë emocionet e tyre dhe të të tjerëve. Kjo ndihmon në mënyrë dramatike në zhvillimin e tyre shoqëror.

Biblioteka “Mehmet Jusufi” mirëpret çdo aktivitet që kontribon në të mirën e fëmijëve tanë.

Si çdo herë, ishte kënaqësi.

Related Articles

Back to top button