Lajme

Vuçiq: “Situata është e tmerrshme dhe do të jetë edhe më keq”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe kancelarin austriak Karl Neuhammer.

“Sot folëm për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe të vështira me të cilat po përballemi, si për energjinë ashtu edhe për situatën financiare… Të gjithë jemi nën presion. Të gjithë e dimë se sa e vështirë do të jetë të kapërcejmë vjeshtën, dimrin, dhe për Zotin edhe pranverën. Mendoj se dimri tjetër do të jetë edhe më i keq”, tha Vuçiq.

Vuçiq theksoi se kur bëhet fjalë për rezervat e gazit, secili mban rezervat e veta.

“E njëjta gjë është edhe me ushqimin dhe 48 vende do të jenë në prag të urisë”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për situatën energjetike, Vuçiq tha se situata është shumë më e vështirë sesa mendojnë njerëzit.

“Në asnjë nga vendet tona njerëzit nuk janë mësuar me kriza të tilla dhe ne në aparatin shtetëror i ndiejmë. Situata është e tmerrshme, do të jetë edhe më keq, dhe nëse dikush pretendon të kundërtën gënjen. Gjithçka kemi bërë mirë. në 10 vitet e fundit, gjithçka mund të zhduket për gjashtë muaj dhe jo për fajin tonë”, tha Vuçiq.

Siç theksoi ai, pyetja nuk është vetëm nëse do të ketë gaz të mjaftueshëm për amvisëritë tona.

“Çfarë do të bëjmë me kompanitë? Ata nuk do të mund të zgjasin, qendrat tregtare do të mbyllen, sepse nuk mund të paguajnë energjinë. Ne nuk mund të konkurrojmë me gjermanët, ata mund t’u japin para kompanive, por çfarë të bëjmë, nga të japim, të gjithë jemi në një situatë të tmerrshme… Po të thoshin se nesër do të ishte paqe, unë do të hidhesha në tavan”, tha Vuçiq.

Megjithatë, presidenti i Serbisë tha se është më e lehtë kur kemi miq për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán shtoi se Hungaria i është mirënjohëse Serbisë, sepse tubacioni i gazit kalon nëpër vendin tonë, duke mundësuar kështu ngrohjen. Siç shtoi ai, Hungaria e konsideron një gjest të madh miqësor.

Related Articles

Back to top button